Presidenti amerikan Joe Biden shkaktoi të qeshura gjatë një ngjarje në Ditën e Pagave të Barabarta duke iu referuar gabimisht zëvendës-presidentes Kamala Harris si Zonja e Parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden e bëri gafën kur po shpjegonte se Harris nuk do të merrte pjesë në ngjarje pasi burri i saj, Zotëriu i Dytë, Doug Emhoff, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Ka pasur një ndryshim të vogël në lidhje me atë se kush do të jetë në skenë pasi bashkëshorti i Zonjës së Parë ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha Biden, pa e kuptuar gabimin e tij.
Vetëm pasi dikush nga audienca theksoi se deklarata e tij nënkuptonte se ai vetë kishte rezultuar me COVID-19. /Telegrafi/