Presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte një epërsi margjinale prej 1 pikë përqindjeje ndaj Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, zbuloi një sondazh i ri i Reuters/Ipsos.
Rreth 39% e votuesve të regjistruar në sondazhin njëjavor, i cili u mbyll të mërkurën, thanë se do të votonin për Biden, një demokrat, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, krahasuar me 38% që zgjodhën ish-presidentin republikan Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Epërsia e Biden ishte brenda kufirit të gabimit prej 1.8 pikë përqindjeje të sondazhit.
Shumë votues mbeten të pavendosur, me 11% që thanë se do të votonin për kandidatët e tjerë, 5% thanë se nuk do të votonin dhe 7% thanë se nuk e dinin ose refuzuan të përgjigjen.
Të dy kandidatët do të jenë në ripërballjen parë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në gati 70 vjet, me votuesit të shqetësuar për moshën e Biden – 81 – dhe katër gjyqet e ardhshme penale të Trump, duke përfshirë akuzat për përpjekjen për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.
Vetëm dy të tretat e votuesve me të drejtë vote dolën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në të cilat Biden mposhti Trumpin. /Telegrafi/