Site icon Telegrafi

Joe Biden infektohet me coronavirus

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe po përballet me “simptoma shumë të lehta”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Siç bëhet e ditur, presidenti 79-vjeçar, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë doza përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e parë që Biden rezulton pozitiv me COVID-19. Ai për herë të fundit doli negativ të martën.

Shtëpia e Bardhë deklaroi gjithashtu se Biden po trajtohet me Paxlovid. Paxlovid është ilaçi antiviral i Pfizer. /Telegrafi/

Exit mobile version