Site icon Telegrafi

Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për nënpresidente në zgjedhjet e 3 nëntorit

Kandidati demokrat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Joe Biden e ka zgjedhur senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris, si kandidate për nënpresidente.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Harris e cila u zgjodh senatore në vitin 2017, do të flasë javën e ardhshme në Kongresin Kombëtar Demokratik.

Ai e ka cilësuar senatoren Harris si luftëtare të guximshme dhe një nga shërbyeset më të mira të SHBA-së.

Ndërkohë, Shoqata Kombëtare e Njerëzve me Ngjyrë, tha se emërimi i Kamala Harris, shënon një moment historik në SHBA.

Lajmin e bëri të ditur vetë Biden përmes një postimi në Twitter, ku tha se ai ishte njohur me Harris përmes djalit të tij Beau.

Exit mobile version