Në një atmosferë pothuajse e “shtetrrethimit” me masa të rrepta të sigurisë në Washington, pasardhësi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden sot do të bëjë betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Inaugurimi ka filluar në ora 16:00. Në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, për dallim nga ceremonitë e mëparshme tradicional – do të ketë një numër të vogël të pranishmëve duke respektuar distancën fizike dhe maskat mbrojtëse – e në qytetin e mbyllur për shkak të pandemisë – janë stacionuar forca të shumta të Gardës Kombëtare dhe policë lokalë nga frika se mund të ketë eskalim të situatës, transmeton Telegrafi.
I shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden, presidenti i ri ka mbërritur me limuzinë në vendin ku do të mbahet ceremonia solemne – Capitol. E pas tij është parë edhe zëvendëspresidentja e re Kamala Harris.
Në mesin e zyrtarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit janë Barack dhe Mishelle Obama, Bill dhe Hillary Clinton si dhe George Bush. Gjithashtu i ftuar është edhe Mike Pence po edhe disa republikanë tjerë.
Vetëm një orë më parë presidenti i ri i zgjedhur dhe zëvendëspresidentja kanë marrë pjesë në meshën e katedrales Saint Mathew, ku janë parë edhe Nancy Pelosi dhe zyrtarë tjerë të lartë.
Ceremonisë së betimit do të paraprijë lutja e priftit Lee J. O’Donovan, i afërm me familjen e Biden, ku më pas do të ketë një recitim të afro-amerikanes së parë do të jetë nga radhët e zjarrfikësve në Georgia dhe intonimi i himnit nga pop këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fWQseRfNm4g