Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson biseduan në telefon pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Dy prej liderëve më të fuqishëm ndër të tjerash si temë të bisedës e kishin edhe Ballkanin Perëndimor, raporton telegraph.co.uk.
Ndër përparësitë e përbashkëta që diskutuan ishin luftimi i pandemisë COVID-19 dhe promovimi i sigurisë globale shëndetësore, ndërtimi i një rigjenerimi të qëndrueshëm ekonomik, luftimi i ndryshimit të klimës, forcimi i demokracisë dhe puna e përbashkët në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë, transmeton Telegrafi.
I just spoke to @JoeBiden to congratulate him on his election. I look forward to strengthening the partnership between our countries and to working with him on our shared priorities – from tackling climate change, to promoting democracy and building back better from the pandemic.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 10, 2020
Për këto dy të fundit, aleatët tradicionalë do të vazhdojnë të veprojnë së bashku duke mbajtur lidhje të ngushta përmes organizatave, të tilla, si aleanca e ndarjes së inteligjencës “Five Eyes”.
Presidenti i zgjedhur shprehu interesin për të bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuara, NATO-n dhe BE-në mbi përparësitë e përbashkëta transatlantike dhe shprehu mbështetjen rreth marrëveshjes për Irlandën e Veriut.
Ndryshe, Johnson e ka uruar kandidatin demokrat për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane. /Telegrafi/