Presidenti amerikan, Joe Biden është shëruar me sukses nga coronavirusi.
I pari i shtetit amerikan doli negativ për COVID-19 të martën mbrëma dhe përsëri të mërkurën në mëngjes.
Kështu ka njoftuar mjekut personal i presidentit të SHBA-së, Dr. Kevin O’Connor, raporton abcnews.
BREAKING: Pres. Biden tested negative for COVID-19 on Tuesday night and again this morning, according to the president's physician, Dr. Kevin O’Connor. https://t.co/tRfM60tjEP
— ABC News (@ABC) July 27, 2022
Kjo vjen më pak se një javë pas testit të parë pozitiv të presidentit të enjten në mëngjes.
Kujtojmë se 79-vjeçari gjatë kohës sa ishte pozitiv ka vazhduar punën në zyre dhe ka qenë i izoluar për shtatë ditë.
Ndryshe, Biden është vaksinuar deri më tani me tre vaksina kundër COVID-19. /Telegrafi/