Numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane po vazdhon në Shtetet e Bashkuara.
Kandidati republikan, Donald Trump ka kontestuar legjitimitetin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të ndalet numërimi në disa shtete.
Por, këtë po e kundërshton kandidati demokrat, Joe Biden, i cili ka bërë thirrje që të numërohen të gjitha votat, transmeton Telegrafi.
Every vote must be counted. pic.twitter.com/kWLGRfeePK
— Joe Biden (@JoeBiden) November 5, 2020
“Çdo votë duhet të numërohet”, ka shkruar në llogarinë personale në Twitter, Biden
Cicërima përfshinte një video të shkurtër që tregon njerëzit që, me sa duket, votuan dhe kërkojnë numërimin.
Ndryshe, Biden raportohet se deri më tani ka siguruar 264 vota elektorale gjersa Trump ka 214 sosh ndërsa fituesi shpallet kandidati që arrin shifrën prej 270 votave. /Telegrafi/