Telegrafi

Joe Biden bën një “sy gjumë” derisa po fliste Hillary Clinton

Gjatë një video-takimi mes Joe Bidenit dhe Hillary Clinton, i pari është parë në një moment duke mbyllur sytë dhe ulur kokën dhe duke mos lëvizur për pak sekonda nga vendi.

Në ato moment Hillary po fliste për gratë e punësuarve, kur Biden u pa duke bërë një “sy gjumë”, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë Hillary ka mbështetur Bidenin, që sipas gjitha gjasave është kandidati për president nga radhës e Demokratëve në zgjedhjet e sivjetshme presidenciale që do të mbahen në SHBA.

Videoja është bërë virale për një kohë të shkurtër, kurse edhe ka nxitur një “sërë” shakash në llogari të Biden. /Telegrafi/