Jodie Turner-Smith bëri kërkesë për divorc nga Joshua Jackson të hënën (2 tetor) pas gati katër vitesh martesë, raporton TMZ.
Aktorja e “Queen & Slim” përmendi dalliet e papajtueshme si shkak të ndarjes dhe kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Janie.
Turner-Smith, 37 vjeç, kërkoi që të hiqej opsioni i mbështetjes bashkëshortore dhe vuri në dukje se ajo dhe ylli i “Mighty Ducks” kanë një marrëveshje paramartesore.
Ajo renditi datën e ndarjes si 13 shtator 2023. Ylli i “White Noise” u takua me aktorin e “Dawson’s Creek” në festën e ditëlindjes së tij në 2018 dhe u fejua fshehurazi më pak se një vit më vonë.
Dyshja u martuan, në një ceremoni private në dhjetor 2019, pasi u panë duke marrë një licencë martese në Los Angeles në gusht.
Jackson, 45 vjeç dhe Turner-Smith mirëpritën vajzën e tyre nëpërmjet një lindjeje në shtëpi në prill 2020.
Edhe pse dyshja e mbajtën lidhjen e tyre kryesisht larg vëmendjes, ata herë pas here u dhuruan fansave disa histori nga marrëdhënia e tyre.
Turner-Smith zbuloi vitin e kaluar se kur ajo dhe ylli i shfaqjes televizive “Fatal Attraction” u takuan për herë të parë, ata qëndruan bashkë natë e parë.
Muaj më vonë, Jackson pranoi se tashmë ish-gruaja e tij i propozoi në të vërtetë.
“Ishim në Nikaragua. Ishte shumë e bukur, tepër romantike. Ne po ecnim në plazh dhe ajo më kërkoi të martohesha me të”, tha Jackson në “The Tonight Show”.
“Por ajo ishte mjaft e vendosur dhe kishte të drejtë”, shtoi ai ndërsa shikonte unazën e tij.
“Kjo është zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, kishte pranuar aktori.
Dyshja vazhdoi të shpërndante foto nudo të njëri-tjetrit në rrjetet saociale, por duket se kimia nuk ishte e mjaftueshme për t’i mbajtur ata së bashku. /Telegrafi/