Telegrafi

Jobs planifikonte shkatërrimin e Android

Madje, Jobs kishte thënë se do t’i shpenzonte të gjitha paratë e Apple, së bashku me frymën e tij të fundit, nëse një gjë e tillë duhet të shpenzohet për ta arritur këtë synim.

Shtrirjen e plotë të armiqësisë së tij në drejtim të sistemit operativ të Google, Jobs e kishte shprehur në biografinë e tij, e cila tani do të publikohet si një libër i autorizuar.

Tani, Apple është duke paditur disa nga krijuesit e telefonave të mençur, të cilët përdorin sistemin operativ Android.

Duke e quajtur platformëm mobile të Google si një "vjedhje të madhe", Jobs i kishte thënë intervistuesit të tij, Isaacson, se “ai do ta shkatërrojë Android, sepse është një produkt i vjedhur. Lufta ime do të jetë e rreptë” kishte thënë Jobs. / Telegrafi /