Site icon Telegrafi

Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Jobe Bellingham, vëllai më i vogël i Jude Bellingham , pritet të jetë një nga lojtarët më të përfolur në tregun e ardhshëm të transferimeve.

Aktualisht duke luajtur për Sunderlandin, 19-vjeçari tashmë ka bërë përshtypje në kampionat, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira evropiane, veçanërisht në Bundesligë.

Sipas mediumit Fichajes, dy klubet që shfaqin më shumë interes për Jobe janë Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.

Dortmundi, pasi ka zhvilluar me sukses Juden, duket se është në krye për nënshkrimin e tij. Politika e klubit për të ushqyer talentet e rinj përshtatet mirë me profilin e Jobe, ndërkohë që edhe Leipzig po e ndjek atë.

Lexo po ashtu Nga Yamal te Guler, Maino dhe Yildiz – 20 talentët më të mirë në futbollin botëror për momentin

Ideja për të ndjekur hapat e vëllait të tij në Gjermani është tërheqëse për Jobe, pasi stili dinamik i Bundesligës do t’i përshtatej lojës së tij.

Me largimin e tij të mundshëm nga Sunderlandi në verë, shanset për të parë një tjetër Bellingham të ketë sukses në Gjermani po rriten.

Mbetet për t’u parë nëse Dortmundi mund të përsërisë suksesin e tyre me Jude dhe të sigurojë Jobe gjithashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version