Site icon Telegrafi

Joaquin Phoenix do të jetë Jokeri i ri, më i errëti deri më tani i filmave

Joaquin Phoenix do të interpretojë rolin e Jokerit në filmin e ri që gjendet DC Univers, i cili thuhet se është shumë më i errët se paraardhësit e tij.

Filmi do të drejtohet nga regjisori i filmit “The Hangover”, Todd Philips, i cili do të jetë edhe bashkautor i skenarit të filmit së bashku me Scott Silver.

Prodhuesi ekzekutiv i filmit është regjisori legjendar, Martin Scorsese, i cili njihet për shumë filma që kanë fituar edhe Oscar.

Revista Varity shkruan se sipas idesë së Philips dhe Scorseses, Joker duhet të portretizohet si një komedian i dështuar.

Warner Bross. njofton se ky është një film që i takon universit të ri kryeqytetit amerikan, Uashingtonit për të cilin studioja ka përgatitur një buxhet prej 55 milionë dollarësh.

Ndryshe, sipas mediave amerikane fillimi i xhirimeve do të nis në muajin shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version