Joaquin Phoenix ka ndezur thashethemet për martesë me të fejuarën e tij, Rooney Mara.
Kjo pasi ai e quajti atë ‘gruan e tij’ gjatë një shfaqjeje të fundit në një ‘podcast’.
Fansat duket se besojnë se Joaquin mund të kishte shkëmbyer disa premtime të fshehta martese pasi ai u pa duke iu referuar me dashuri Rooney si “gruaja” e tij në “Talk Easy” me Sam Fragoso.
Gjatë diskutimit, aktori 49-vjeçar preku një sërë temash magjepsëse nga filmi i tij i fundit “Joker: Folie a Deux” së bashku me Lady Gaga.
Në vitin 2020, Joaquin mori çmimin ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’ pas performancës së tij në “Joker”.
Joaquin dhe ylli i “Nightmare Alley” kanë qenë së bashku për më shumë se tetë vjet.
Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2012 në xhirimet e dramës fantastiko-shkencore “Her”, por aktori nuk bëri kurrë një lëvizje sepse mendoi se Rooney po e “përbuzte”.
Më vonë, ai zbuloi se ajo ishte thjesht e turpshme dhe në fakt po ushqente fshehurazi ndjenja për të.
Në një intervistë për Vanity Fair, Joaquin rrëfeu: “Ajo është e vetmja vajzë që kam kërkuar ndonjëherë në internet. Ne ishim thjesht miq, miq me e-mail. Unë kurrë nuk e kisha bërë këtë. Nuk kam kërkuar kurrë një vajzë në internet”.
Çifti i fuqishëm i Hollivudit më vonë debutuan në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë në 2017. Më vonë po atë vit, ata zbuluan aksidentalisht se po jetonin gjithashtu bashkë. /Telegrafi/