Telegrafi

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara fejohen pas tri vitesh njohje së bashku

Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix (Foto: Randy Shropshire/Getty Images for The Art of Elysium)

Aktori dhe producenti amerikan, Joaquin Phoenix, thuhet se është fejuar me partneren e tij, Rooney Mara, pas tri vitesh njohje së bashku.

Çifti filluan të takoheshin tri vite pasi u njoftuan për herë të parë në filmin “Her”, dhe më pas punuan së bashku në “Mary Magdalene” në vitin 2016.

Rooney, 34 vjeçe, nxiti spekulime për fejesë muajin e kaluar, ndërsa po mbante në gisht një unazë prej diamanti, dhe tani Us Weekly raporton se po ndërmarrin një hap më shumë rreth martesës së tyre.

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara (Foto: AFP/Getty Images)

Dyshja u shfaqën për herë të parë me njëri-tjetrin në Festivalin e Kanës në vitin 2017, dhe më vonë e konfirmuan se po jetojnë së bashku në Hollywood Hills.

Lexo po ashtu Kur aktorët dashurohen në sheshxhirim

Kujtojmë që Phoenix është aktori që luan rolin e xhokerit, në filmin “Joker”. /Telegrafi/