Telegrafi

Joao Mario: Gabigol sonte do të na paguajë të gjithëve darkën

Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur pas fitores ndaj Bolognas.

Portugezi ka lavdëruar Gabigol dhe shpreson për një fitore ndaj Romës në xhiron e ardhshme.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë para ndeshjes kundër Romës”.

“Roli? Nëse skuadra ka nevojë luaj më para, trajneri më ka dhënë disa udhëzime dhe besoj se kam bërë mirë”.

“Gabigol? Sonte do na paguajë të gjithëve darkën. Është një ditë speciale për atë, ka punuar shumë për këtë, është sikur një vëlla për mua dhe e meriton të gjithë këtë”.

“Ndaj Romës luajmë në shtëpi dhe do provojmë për një tjetër fitore”, ka thënë Joao Mario për Sky Sport. /Telegrafi/