Jo shumë njerëz e dinë se në vitin 2007, Cristiano Ronaldo u shoqërua gjatë një ndeshje nga një djalosh, që për portugezët sot është special.
11 vite nga kjo, djaloshi është rritur dhe është bërë një futbollist i talentuar.
Po flasim për Joao Filipe, fituesin e ‘Këpucës së Artë’, në Kampionatin Evropian U19.
https://twitter.com/UNILADFooty/status/1023916118757523456
Portugalia e tij fitoi në finale ndaj Italisë me rezultat 3-4, në këtë takim Filipe shënoi dy gola.
19-vjeçari në këtë garë shënoi gjithsej pesë gola, duke u zgjedhur golashënuesi më i mirë së bashku me portugezin tjetër Trincao Francisco.
Në nivelin e klubeve ai luan për Benfican, ndërsa shquhet për qetësinë dhe driblimet e bukura.
Joao Filipe, mbajeni mend këtë emër. /Telegrafi/