Joao Felix është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Atletico Madrid.
Sulmuesi i talentuar portugez bëri një transferim të befasishëm te Atletico për 120 milionë euro.
Felix u kërkua edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Manchester City, Manchester United, Juventus, Arsenal e Real Madrid.
19-vjeçari ka folur për të përditshmen madrilene ‘AS’ ku ka thënë se Diego Simeone e ka bindur të transferohet te Atletico.
“Te Atletico u transferova sepse është një klub i madh që ka një trajner të madh si Simeone që punon shumë me sulmuesit”.
“Kam biseduar vetëm njëherë me Simeonen në telefon dhe kaq ka mjaftuar për të nënshkruar kontratën”, deklaroi Felix.
Portugezi ka thënë se synimi i tij i madh është që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Atleticon.
? @joaofelix70
??⚪
? ¡Ya disponible en nuestras tiendas físicas y tienda online!
? https://t.co/hWTzI3RTqB#BienvenidoJoãoFélix #AúpaAtleti #PuroTalento pic.twitter.com/go7oFIVra9— Atlético de Madrid (@Atleti) July 8, 2019
“Natyrisht që La Liga është e rëndësishme dhe duam ta fitojmë, por synimi im është ta fitoj Ligën e Kampionëve me Atleticon. Që kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar triumfin në ‘Champions’ dhe shpresoj ta fitojë atë me Atleticon”, deklaroi Felix.
Talenti portugez ka bindur me cilësitë e tij në ndeshjet miqësore me Atleticon, duke i shënuar edhe rivalit lokal Real Madrid në triumfin e thellë 7:3. /Telegrafi/