Portugezi Joao Felix do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon në Atletico Madrid në marrëveshjen që pritet të përfundojë në ditët e ardhshme.
Djaloshi nga Benfica do të bëhet një nga lojtarët që përfiton më shumë nga Los Rojiblancos, me vetëm Diego Costan dhe Alvaro Moratan që do të jenë mbi të sa i përket pagës.
Paga e Felix do të jetë e njëjtë me atë të Koke, Thomas Lemar dhe Saul Niguez.
Me largimin e Antoine Griezmann që ishte larg përfituesi më i madh me 20 milionë euro neto në vit, Atletico tani ka fuqi financiare që të ofrojë paga më të madhe.
Ajo që mbetet për t’u parë është nëse adoleshenti mund të prodhojë numra të ngjashëm me francezin, i cili arriti mesatarisht shënonte 25 gola në sezon. /Telegrafi/