Telegrafi

Joao Felix ka shënuar një gol shumë të bukur më gërshërë ndaj Cadiz

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Cadiz në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga.

Xavi kishte vendosur të bënte një rrotacion të madh pasi në mesjavë luan ndaj PSG-së ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

Zhvillohej minuta e 37-të, kur Joao Felix shënoi një gol të bukur me gërshërë me një goditje brenda zone.

Ky ishte goli i shtatë i portugezit me fanellën e Barcelonës në La Liga, ku ka edhe tri asistime.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Barcelonës ndaj Cadiz, ku katalanasit matematikisht janë ende në lojë për titullin në La Liga. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore