Site icon Telegrafi

Joao Cancelo rrugës për te Bayern Munichu

Joao Cancelo raportohet se është rrugës për t’u bërë lojtari më i ri i Bayern Munichut.

Klubi gjerman dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për huazimin e mbrojtësit portugez.

Sipas asaj që raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, Cancelo është nisur te kampioni i Bundesligës për të kompletuar kalimin.

Ai ka minutazhë të vogël te Citizens, dhe duket se i ka raportet e acaruara me Pep Guardiolan, ndërsa largimi është i pashmangshëm.

Sipas Ornstein, Bavarezët do të ketë edhe opsionin për ta blerë Cancelon në fund të këtij sezoni dhe lëvizja me gjasë do të bëhet e përhershme.

Lojtari 28-vjeçar nuk shihet si pjesë e planeve të Guardiolas dhe Bayerni do të shpresojë në paraqitje pozitive nga pjesa e mbetur e sezonit për ta blerë kartonin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version