Juventusi e ka konfirmuar se Joao Cancelo e ka kryer një operim në gju me plot sukses, kështu që do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ka qenë vet trajneri Massimiliano Allegri i cili e ka konfirmuar sot se portugezi ka pasur një krisje të meniskut, duke e parashikuar se do të kthehet pas pushimit të dimrit në fund të janarit.
“Sot, Joao Cancelo pas pësimit të një dëmtimi në gjurin e djathtë është futur në operim”.
“Operacioni u krye nga profesor Roberto Rossi, një konsulent i Juventus dhe J-Medical, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Claudio Rigo në Clinica Sedes Sapientiae dhe ishte plotësisht i suksesshëm”.
“Prej ditës së nesërme, Cancelo do të fillojë kujdesin rehabilitues”, njofton faqja zyrtare e Bianconerëve.
Ai do të mungojë në ndeshje ndaj Torinos, Romës, Sampdorias dhe Atalantës.
Cancelo mund të rikthehet për 90 minuta në ndeshje ndaj Chievos në janar të vitit 2019. /Telegrafi/