Joao Cancelo beson se është transferuar në kampionatin më të madh në botë, në një ekip që ka ‘lojtarët më të mirë’ siç është Manchester City.
Cancelo ka kaluar dy sezonet e fundit në Serie A me Interin dhe Juventusin, duke fituar një Scudetto me këta të fundit.
Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë u largua nga Juve të mërkurën për t’u bashkuar me kampionët e Ligës Premier, me një marrëveshje në vlerë 28 milionë euro plus Danilon.
“Si lojtar më pëlqejnë sfidat e reja dhe padyshim që kam qenë në dijeni të konkurrencës që do të gjeja këtu”.
“Kyle Walker është lojtar i shkëlqyeshëm, por unë mendoj se sa më shumë konkurrencë të kesh, aq më shumë rritesh dhe përmirësohesh si lojtar”.
Want to meet João Cancelo?! 🔥
We want to give our new signing a warm Manchester welcome…
To get involved all you need to do is head down to the Stadium CityStore tonight at 5.30pm! 🙌
🔵 #mancity pic.twitter.com/STrka3TbKS
— Manchester City (@ManCity) August 8, 2019
“Manchester City ka lojtarët më të mirë dhe është vendi më i mirë për mua për tu zhvilluar”.
“Për mua Liga Premier është kampionati më i mirë në botë pa asnjë dyshim, mezi pres të luaj këtu ndeshjen time të parë. Unë i dua stadiumet dhe atmosferën”, ka thënë Cancelo. /Telegrafi/