Site icon Telegrafi

Joanna Krupa njofton se do të bëhet nënë

Joanna Krupa (Foto: Imeh Akpanudosen/Getty Images for Love Is Louder/Guliver)

Modelja dhe aktorja me origjinë polake, Joanna Krupa, ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë.

40-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në Instagram duke e treguar testin pozitiv të shtatzënisë.

“Përshëndetje të gjithëve! Desha ta ndaj këtë lajm të mrekullueshëm me të gjithë”, ka shkruar 40-vjeçarja në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joanna Krupa

“I dashuri Douglas Nunes dhe unë jemi jashtëzakonisht të gëzuar për këtë kaptinë të re në jetën tonë dhe mezi presim ta takojmë foshnjën e vogël”, ka shtuar më tej Joanna.

Çifti u martuan në verën e vitit të kaluar dhe tash kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version