Site icon Telegrafi

Joana Avadanin: Gazetar të guximshëm në luftën kundër korrupsionit (Video)

Joana Avadani nga Qendra për gazetari hulumtuese në Rumani thotë se nëse publiku ka qasje për atë se në çfarë mënyre dhe kur harxhohen paratë, atëherë korrupsioni me siguri se do të mund të ulet. Ajo konsideron se Maqedonia është në rrugën e duhur në luftën kundër korrupsionit, por në këtë rrugë, siç thotë ajo, duhet më shumë punë.

“Disa herë shohim se si vendi juaj realizon rezultate të mira, por në momente të caktuara, këto përnjëherë ndalen. Siç tani më e dini, edhe në Rumani edhe në Maqedoni këtë vit do të ketë zgjedhje. Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, më e rëndësishme në gjithë këtë proces është se si ato do të zbatohen”, tha Joana Avadani, nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, Rumani, njofton tv21.

Për Avadanin, një nga çështjet kyçe për luftë të suksesshme kundër korrupsionit është mbështetja politike e institucioneve si dhe gazetarë të guximshëm të cilët nuk duhet të bëhen punëtorë të shefave të tyre.

“Nga ana tjetër, mund të keni gjithçka, por në rast se qytetarët nuk e kuptojnë rëndësinë e lëvizjes për antikorrupsion, atëherë nuk mjafton që vendi juaj të ec para, por hap pas hapi”, shtoi ajo.

Sipas Avadanit, transparenca është mënyra më e mirë në luftën kundër ryshfetit dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Exit mobile version