Telegrafi

Joachim Ruecker e Xavier de Marnhac detyrohen të ikin nga Gorazhdeci i Pejës

Ata nën kërcënim të dhunës kanë detyruar Rueckerin dhe de Marnhacin të ikin nga kanë ardhur, vetëm gjysmë orë pasi që kishte filluar takimi i kreut të UNMIK-ut dhe atij të KFOR-it në nënzyrën e komunës së Pejës në Gorazhdec.

“Këtu është Serbi e jo Shqipëri”, kanë qenë fjalët që i kanë thënë serbët e revoltuar. Një ushtar i KFOR-it është goditur nga serbët, kurse ushtarët tjerë kanë ndërhyrë për ta mbrojtur atë. Në këtë moment është shkaktuar rrahje masive në mes të ushtarëve të KFOR-it dhe serbëve lokal por nuk është përdorur asnjë armë zjarri dhe nuk ka asnjë të lënduar rëndë.

Kreu i UNMIK-ut dhe komandanti i KFOR-it kanë dalë nga ndërtesa nën përcjellje dhe kanë arritur të ikin duke lëvizur me makina në shpejtësi. /KTV/