Telegrafi

Joachim Nagel pritet të bëhet guvernatori i ri i Bundesbank

Ekonomisti Joachim Nagel pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Gjermanisë (Bundesbank).

Siç njofton DPA, raporton Telegrafi, kancelari Olaf Scholz ka propozuar 55-vjeçarin për të pasuar guvernatorin aktual Jens Weidmann.

Ky emërimit pritet të konfirmohet nga Qeveria e Gjermanisë.

Weidmann kishte njoftuar në tetor se do të largohej më 31 dhjetor për arsye personale pas më shumë se 10 vjetësh në detyrë.

Nagel, i cili është anëtar i Partisë Social Demokratike të Scholzit (SPD), ishte në Bordin ekzekutiv të Bundesbankut nga viti 2010 deri në 2016. Më pas ai vazhdoi në Bankën KfW dhe aktualisht punon në Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS).

Ai ka studiuar ekonomi ku ka doktoruar në Universitetin e Karlsruhes. /Telegrafi/