Telegrafi

Joachim Low u kap përsëri duke bërë gjestet e tij të zakonshme gjatë humbjes ndaj Anglisë

Joachim Low e përfundoi kohën e tij si menaxher i Gjermanisë në mënyrën në të cilën ai e fitoi dhe zhvilloi atë, duke bërë gjeste të pahijshme dhe të çuditshme të lëpirjes së gishtërinjve, të cilët fillimisht i fuste në hundë.

Trajneri ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2006, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014, por e dinte para turneut se ai do të largohej nga posti pavarësisht se çfarë ndodh në Euro 2020.

Përderisa ai shpesh është vlerësuar për punën e tij me ekipin, Low është gjithashtu i njohur për zakonet e tij të këqija, pasi ai shpesh është vërejtur duke nuhatur gishtat pasi i kishte në trup apo edhe lëpirë pasi i fuste në hundë, diçka që ai e ka fajësuar “adrenalinën”.

Lexo po ashtu Low pas humbjes: Duhet të shfrytëzohen rastet, kishim pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër

Të martën në mbrëmje, mandati i 61-vjeçarit si trajner i ekipit kombëtar përfundoi ndërsa Gjermania humbi në Wembley ndaj Anglisë në fazën e 1/8-tës në Euro 2020.

Përderisa fitorja e Anglisë ndihej pak e pazakontë, zakonet e higjienës së Low ishin në nivelin e tyre të zakonshëm, me ish-trajnerin e Stuttgartit të kapur duke futur gishtin në hundën e tij dhe duke lëpirë gishtat pastaj.

Sigurisht që askush prej nesh nuk është i përsosur dhe pothuajse me siguri kemi bërë disa gjëra të neveritshme kur jemi privatisht, por kjo e trajnerit gjerman është disi çështje e përhershme dhe publike.

Më poshtë keni disa video të gjesteve të Low dhe reagime të përdoruesve të rrjeteve sociale.  /Telegrafi/