Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, u larguar nga kombëtarja e Gjermanisë me anë të disa deklaratave shumë të fuqishme që bënë bujë jo vetëm në mediat gjermane.
Joachim Low ka mohuar akuzat e Ozil duke thënë se racizëm s’ka pasur asnjëherë në kombëtaren e Gjermanisë.
Ai thotë se e zgjodhi Ozilin për arsye sportive dhe se në asnjë moment nuk ka pasur racizëm në kombëtaren e Gjermansië.
“Mesut Ozil nuk më ka telefonuar deri sot. Mesut Ozil qartë ka tej zgjeruar akuzat e tij për racizëm”.
“Mendoj se ne nënvlerësuam sitautën me fotot, edhe unë e kam nënvlerësuar. Kam menduar se dy u takuan rastësisht, e ne mund të përqëndrohemi në Botëror. Kjo temë na ka kushtuar me forcë. Për mua, ishte e qartë se zgjodha Ozilin për arsye sportive”.
“Nuk ka pasur ndonjë lloj i racizmit, përgjatë kohës time në kombëtare nuk ka pasur qasje raciste. Mesut dhe Ilkay gjithmonë janë identifikuar me vlerat e ekipit kombëtar”, u shpreh Low.
Ozil ka qenë subjekt i spekulimeve edhe në nivel të klubit, por Unai Emery i ka hedhur poshtë këto zëra. /Telegrafi/