Site icon Telegrafi

Joachim Andersen që kërkohet nga Interi, vazhdon kontratën me Sampdorian

Mbrojtësi, Joachim Andersen, ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës së tij me Sampdorian deri në qershor 2022.

Mbrojtësi 22-vjeçar i Danimarkës u bashkua nga FC Twente për vetëm 1.4 milion euro në verën e vitit 2017.

Marrëveshja e tij do të përfundonte në qershor 2021, por kontrata e re ia shton një vit tjetër dhe përmirëson ndjeshëm pagën.

Njoftimi vjen nga klubi, pasi lojtari lidhet me një kalim të mundshëm nga Interin.

“Presidenti Massimo Ferrero dhe UC Sampdoria kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se Joachim Christian Andersen ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri më 30 qershor 2022”.

“lojtari i Danimarkës U21 deri tani ka bërë 20 paraqitje për Sampdorian”, thuhet në njoftim.

Lojtari ka treguar kualitet në këto paraqitje, duke bërë që shumë klube ta kthejnë kokë kah ai. /Telegrafi/

Exit mobile version