Prishtina të premten vendosi t’i ndajë rrugët me trajnerin shkupjan Zekirja Ramadanin.
Trajneri që e shpalli Prishtinën kampion largohet pas një vit e gjysmë qëndrimi në klub.
Telegrafi mëson se te Prishtina ka edhe largime tjera.
Bajram Sherifi që ka mbajtur një kohë postin e drejtorit, Fisnik Kërçeli si drejtor sportiv dhe Orhan Abdi trajner kondicional, po ashtu nuk do të jenë më pjesë e klubit.
Sherifi dhe Kërçeli kishin ardhur para dy vitesh te Prishtina me propozimin e aksionarit Rrahman Haradini.
Prishtina gjatë këtyre ditëve pritet të shpall trajnerin e ri.
Prishtina aktualisht është në vendin e gjashtë në renditje me 17 pikë pas 13 ndeshjesh. /Telegrafi/