Site icon Telegrafi

Jo vetëm Trippier, Newcastle gjatë orëve të ardhshme pritet të bëj edhe dy goditje tjera të mëdha

Newcastle United ka kompletuar gjatë ditës së sotme transferimin e parë në epokën e ‘arabëve’.

Kieran Trippier ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ‘Laraskat’ që e transferuan mbrojtësin anglez për 15 milionë euro nga Atletico Madrid.

Por gjatë orëve të ardhshme dy goditje të tjera pritet të zyrtarizohen nga skuadra e njohur angleze.

Sulmuesi belg i Liverpoolit, Divock Origi ka pranuar transferimin në St James Park dhe tani dy klubet po diskutojnë për detajet e marrëveshjes.

Edhe sa i përket mbrojtësit holandez të Lille ka përparime në negociata, pasi Newcastle ka rritur ofertën si në drejtim të lojtarit ashtu edhe në drejtim të klubit francez.

Mediat e ndryshme në Ishull po raportojnë se dyshja Origi-Botman pritet të jenë dy goditjet tjera nga Newcastle në 48 orët e ardhshme.

Përveç këtyre lojtarëve bardhezinjtë synojnë edhe afrimin e Ousmane Dembeles dhe Aaron Ramseyt. /Telegrafi/

Exit mobile version