Telegrafi

Jo vetëm Sanchon, PSG-ja synon ta transferojë edhe një tjetër lojtar të Man United

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim që të nënshkruaj me Jadon Sanchon dhe njërin prej bashkëlojtarëve të tij tek Manchester United këtë verë, kanë raportuar mediat franceze.

Kampioni në fuqi i Francës po kërkon në mënyrë aktive lojtarë për të zëvendësuar tashmë të larguarin Kylian Mbappe dhe Manuel Ugarte që pritet të largohet së shpejti.

Mesfushori uruguaian ka arritur marrëveshje personale me ‘Djajtë e Kuq’ dhe tashmë ka mbetur vetëm akordi mes dy klubeve për t’u kryer transferimi.

Sot (22 korrik) u raportua gjerësisht se Sancho i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit tek PSG-ja, pasi anglezi mori një propozim nga gjiganti francez.

Lexo po ashtu Sancho po largohet nga Man Utd – anglezi jep aprovimin e tij për transferim tek gjiganti evropian

Raporti shton se ‘mbetet të shihet’ nëse Unitedi do ta lejojë Sanchon që të largohet dhe me çfarë çmimi, por Unitedi është i hapur që ta shesë atë këtë verë për 40 milionë euro.

Krahas transferimit të Sanchos, L’Equipe raporton se PSG ka një interesim të madh edhe për kapitenin e Unitedit, Bruno Fernandes, ndërsa klubet po vazhdojnë bisedimet për Sanchon, Manuel Ugarte dhe Xavi Simons.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur spekulime për largimin e mundshëm të Fernandes nga ‘Old Trafford’.

Gjatë muajve të fundit pati zëra se edhe Bayern Munichu ka një interesim për Fernandes, por tani duket se PSG-ja është gati që ta bëjë goditjen e dyfishtë./Telegrafi/