Telegrafi

Jo vetëm Rashica, edhe Leart Paqaradës i ndalohet nga klubi t’i bashkohet Kosovës

Kanë filluar problemet për Përfaqësuesen e Kosovës para grumbullimit për ndeshjet e muajit nëntor.

Dardanët do të luajnë tri sfida, e para miqësore ndaj Shqipërisë pastaj dy të tjerat në kuadër të Ligës së Kombeve, ndaj Sllovenisë në udhëtim dhe ndaj Moldavisë në Prishtinë.

Skuadra gjermane, Werder Bremen ia mohoi Milot Rashicës grumbullimin shkaku i një protokolli për Covid-19.

Por Rashica nuk do të jetë mungesa e vetme për Kosovën, pasi udhëtimi i është mohuar edhe Lart Paqaradës.

Ka qenë klubi gjerman St Pauli që nuk e ka lejuar Paqaradën të udhëtojë drejt Kosovës për shkak se tri sfidat që do t’i zhvillojnë Dardanët luhen në shtetet me rrezikshmëri të lartë sa i përket Covid-19.

“Për pushimin e ardhshëm ndërkombëtar, futbollistët tanë që kanë marrë ftesa janë James Lawrnce dhe Leart Paqarada nga ekipet kombëtare të Uellsit dhe Kosovës”.

“Lawrence do të udhëtoj në Uells, ndërsa Paqarada do të qëndrojë në Hamburg pas konsultimit me personat përgjegjës të St.Paulit”.

E deri te ky vendim i klubit gjerman erdhi pasi Shqipëria, Kosova dhe Sllovenia po shihen si shtete me rrezikshmëri të lartë për Covid-19.

“Ligji në zonën i aprovuar më 2 nëntor ka të bëjë që lojtarët që kthehen nga zonat me rrezik të lartë duhet të futën në karantinë për pesë ditë. Meqenëse lojërat e ekipit kombëtar të Kosovës zhvillohen në zona me rrezik, Paqarada nuk do të udhëtoj dhe duhet të mbrojë shëndetin e tij”, thuhet në njoftimin e St. Paulit. /Telegrafi/