Telegrafi

Jo vetëm Pjaca, Juve edhe me një mungesë të madhe ndaj Napolit

Mario Mandzukic është në dyshim të madh për Juventusin në ndeshjen si vizitorë të Napolit të dielën, pasi edhe ai u kthye nga detyra ndërkombëtare me një dëmtim.

Raportet e medieve italiane po dalin nga kampi i trajnimit në Torino që Mandzukic po vuan nga një inflamacion në gjurin e tij të majtë.

Ai ka luajtur për Kroacinë këtë javë dhe u kthye në gjendje të keqe, kështu që Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium pretendojnë se ka shumë gjasa se ai do të humbasë ndeshjen e madhe.

Lexo po ashtu Mbyllet sezoni për Marko Pjacan

Kjo është një goditje e vërtetë për Juventusin, i cili humbi Marko Pjaca për pjesën tjetër të sezonit, pasi ai dëmtoi ligamentet në gju në detyrë ndërkombëtare me Kroacinë.

Pjaca ka vizituar klinikën Villa Stuart sot për më shumë teste dhe që do të konstatojë gjatësinë e mungesë të tij, e cili pritet të jetë rreth gjashtë muaj.

Ndërsa, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado janë kthyer vetëm sot në kampin e trajnimit, pasi udhëtuan larg nga Amerika e Jugut.