Nuk është vetëm Neymar në listën e lojtarëve të kërkuar nga Paris Saint Germaini.
Sipas Le10sport, mesfushori i Sporting Lisbonas, William Carvalho, është në radarin e klubit francez.
Me ardhjen e portugezit me shumë mundësi do të largohet Grzegorz Krychowiak, për të cilin ka shfaqur interesim Juventusi.
Çmimi i Carvalhos është rreth 45 milionë euro, por mund të rritet në bazë të ecurisë së marrëveshjes.
Për mesfushorin ka shfaqur interesime dhe shumë skuadra angleze dhe italiane. /Telegrafi/