Kendall Jenner është mësuar që ta ekspozojë figurën e saj para fokusit të aparatit, ndërsa së fundmi ajo ka treguar se i pëlqen t’i nxjerrë gjinjtë.
Për më shumë, modeles së njohur i pëlqen ta bëjë këtë edhe gjatë daljeve të zakonshme në rrugë.
20-vjeçarja, e cila është pjesëtare e familjes Kardashian/Jenner, kishte veshur një bluzë të tejdukshme gjatë një daljeje në New York, e cila ia ekspozonte gjinjtë.
Kujtojmë që për herë të parë, modelja nisi shfaqjen e këtillë në vitin 2014, në sfilatën e Marc Jacobs.
“Shqetësimi më i madh ishte padyshim mos rrëzohesha. Ndërsa gjinjtë i kisha jashtë. Nuk e di pse nuk kisha emocione për këtë gjë. Në fakt isha entuziaste që gjinjtë i kisha jashtë”, kishte deklaruar asokohe Kendall. /Telegrafi/