Telegrafi

Jo vetëm në Katar, modelja braziliane tërhoqi gjithë vëmendjen edhe në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia

Izabel Goulart

Modelja 39-vjeçare nga Brazili, Izabel Goulart, erdhi në nisje të Festivalit të Filmit të këtij viti në Venecia.

Ajo mori pjesë në premierën e “Beetlejuice” me regji të Tim Burton.

Në tapetin e kuq, tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan elegant të zi.

Izabel Goulart

Përveç kësaj, ajo kombinoi një gjerdan dhe një palë vathë të pazakontë dhe këpucë të zeza.

Izabel buzëqeshi dhe pozoi për fotografët, të cilët e rrethuan pas mbërritjes.

Izabel Goulart me partnerin e saj

Shumë e quajnë Izabel Goulart një nga ‘femrat më të bukura në botë’.

Ajo ishte një nga engjëjt e ‘Victoria’s Secret’ nga viti 2005 deri në vitin 2008.

Që nga viti 2015, është në një lidhje me futbollistin gjerman Kevin Trapp. Çifti u fejua në vitin 2018 dhe Izabel është një mbështetëse e madhe e partnerit të saj.

Tërhoqi vëmendjen në Kupën e Botës në 2022

Goulart tërhoqi vëmendje të veçantë nga audienca dhe media në Kupën e Botës FIFA 2022. Në ndeshjen mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, Izabel tërhoqi vëmendjen me një fustan të ngushtë të verdhë, kur u mbështjellë me krenari me flamurin brazilian.

Mediat më pas e quajtën si ‘tifozen më të bukur braziliane’ dhe fotot e saj, në të cilat ajo bën tifo për skuadrën braziliane gjatë ndeshjeve në Katar, bënë xhiron e botës. /Telegrafi/

Izabel Goulart