Telegrafi

Jo vetëm në futboll, Leicester edhe në këtë sport pranë titullit të kampionit

Qyteti i Leicesterit sivjet mund të përfundojë me më shumë se një titull.

Tashmë është bërë bujë e madhe stinori senzacional që po kalon skuadra e futboll, Leicester City, në Ligën Premier League të futbollit anglez.

Skuadra me buxhet minimal në krahasim me gjigantët e tjerë të Ligës Premier është shumë pranë titullit të parë historik, transmeton Telegrafi.

Por ky mund të mos jetë titulli i vetëm në sport për qytetin e Leicesterit.

Shumë pranë titullit është edhe skuadra e basketbollit nga ky qytet, Leicester Riders, e cila sot është kualifikuar në finale të “Play Off”, ku do të takohet me skuadrën e Sheffieldit. /Telegrafi/