Qyteti i Leicesterit sivjet mund të përfundojë me më shumë se një titull.
Tashmë është bërë bujë e madhe stinori senzacional që po kalon skuadra e futboll, Leicester City, në Ligën Premier League të futbollit anglez.
Skuadra me buxhet minimal në krahasim me gjigantët e tjerë të Ligës Premier është shumë pranë titullit të parë historik, transmeton Telegrafi.
Por ky mund të mos jetë titulli i vetëm në sport për qytetin e Leicesterit.
Shumë pranë titullit është edhe skuadra e basketbollit nga ky qytet, Leicester Riders, e cila sot është kualifikuar në finale të “Play Off”, ku do të takohet me skuadrën e Sheffieldit. /Telegrafi/