Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA po vazhdon të mendojë për ndryshime në lojën më të bukur në botë.
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin së bashku me krerët tjerë të kësaj organizate janë mbledhur në Monaco për shortin e Ligës së Kampionëve.
Por gjatë takimit që kanë pasur është diskutuar për të krijuar një tjetër ligë evropiane.
Kësisoj pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, UEFA po mendon ta krijojë një tjetër ligë për ekipet nga Evropa.
Ende nuk është vendosur për emrin e kësaj lige, por pritet që të fillojë nga vitit 2021.
Me krijimin e kësaj lige do të ketë ndryshime edhe në Ligën e Evropës.
Nga 48 skuadra pjesëmarrëse në grupe do të jenë vetëm 32 aq sa në Ligën e Kampionëve.
Sigurisht që krijimi i një lige të re është i mirëseardhur për skuadrat nga shtete të vogla që po kanë problem të futen në grupe.
E natyrisht që me krijimin e kësaj lige ekipet e vogla do të pasuroheni edhe me të holla, pasi dihet që UEFA shpërndanë shumë para për ekipet pjesëmarrëse në garat evropiane. /Telegrafi/