Telegrafi

Jo vetëm Ledri, por edhe Majk po del të jetë i shkëlqyer në basketboll (Video)

Duket se reperët janë shumë të dhënë pas sportit, e veçanërisht pas basketbollit. 

Ledri Vula, është një prej reperëve i cili ka treguar gjithmonë në intervista për dashurinë e madhe që ka ndaj basketbollit, madje shpesh herë në Instagram ka publikuar edhe video për të treguar aftësitë e shkëlqyera që posedon në këtë sport.

Por jo vetëm Vula, edhe reperi Majk po del të jetë një lojtar i shkëlqyer në basketboll.

Lexo po ashtu Majk “përul” ish të dashurën? – Unë e bëra laviren të famshme (Foto)

Ai ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke luajtur në Bjeshkët e Rugovës, teksa shënon dy herë brenda në kosh.

Dikur këta të dy reperë kemi pasur mundësinë t’i shohim në të njëjtin label “Babastars”, gjersa tani po del se ata kanë edhe një të përbashkët tjetër, e që është basketbolli. /Telegrafi/