Gazzetta dello Sport shkruan se Bayern Munich është shumë i interesuar për yllin e Napolit, Victor Osimhen, pasi ka pezulluar bisedimet me Harry Kane.
Tottenham ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh për reprezentuesin anglez, duke kërkuar 90 milionë euro, kështu që Bayern Munich ka pezulluar bisedimet dhe po mendon të bëjë një ofertë për Osimhen.
Gazzetta dello Sport shkruan se bavarezët nuk janë të gatshëm të përballojnë çmimin e kërkuar prej 180 milionë eurosh të Napolit , por do të ofrojnë më shumë se 100 milionë euro.
Bayern preferon të paguajë këtë tarifë për një sulmues 24-vjeçar sesa 90 milionë euro për Kane, i cili do të mbushë 30 vjeç më 28 korrik. Bisedimet mes klubit dhe rrethit të lojtarit kanë filluar tashmë.
Mbetet për t’u parë nëse do të mjaftojë për Napolin, i cili thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga PSG. Për Osimhen është i interesuar edhe Liverpooli.
Nëse lojtari i Nigerisë bashkohet me Bayernin, ai do të ribashkohet me mbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae, i cili ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Bundesligës përpara një transferimi me vlerë më shumë se 50 milionë euro. /Telegrafi/