Eneda Tarifa është këngëtarja më e kritikuar nga të gjitha këngëtaret përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.
Kënga shqiptare u cilësua si jo e denjë për festivalin evropian e po ashtu Eneda u kritikua disa herë për paraqitjet e saj.
Keq këngëtarja doli edhe në votimet online për veshjet e artistëve në tepihun e kuq të festivalit.
Fustani Enedës i punuar nga Bora Kokëdhima mori 1150 mos pëlqime e vetëm 407 pëlqime.
Por më mirë nuk dolën as këngëtaret tjera të cilat po ashtu morën më shumë “dislike” se sa “like”.
Iveta Mukuchygan nga Armenia ishte ajo që doli më së miri nga këto votime online në blogun e famshëm “Wiwibloggs” që komenton çdo gjë rreth Eurosongut./Telegrafi/