Lojtarët që nënshkruan marrëveshjet sekrete të pagave me Juventusin mund të përballen me dënimin, pasi prokuroria e FIGC-së vazhdon hetimet.
Biankonerët janë në një pozicion të vështirë pasi Prokuroria Publike e Torinos zbuloi ekzistencën e marrëveshjeve të fshehura midis klubit dhe një numri lojtarësh, duke u garantuar atyre paga tre mujore në fazat e hershme të pandemisë COVID-19, pavarësisht se publikisht deklaroi se ato ishin hequr.
La Gazzetta dello Sport detajon se si ka rreziqe serioze për lojtarët dhe agjentët e përfshirë në këtë rast, me gjoba dhe skualifikime të mundshme në tavolinë për ata që nënshkruan këto marrëveshje sekrete me Juventusin.
Një numër i këtyre marrëveshjeve të nënshkruara tashmë janë zbuluar nga hetuesit pas kërkimit të tyre më 23 mars dhe zyra e prokurorit të FIGC-së ka hapur një dosje tjetër për disa agjentë të përfshirë, të cilët gjithashtu rrezikohen të përballen me dënimin.
Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi drejtues i klubit dhanë dorëheqjen e papritur muajin e kaluar si pasojë e kësaj situate dhe tensionet janë të larta në Torino. /Telegrafi/
#Juve, la Figc stringe sugli stipendi: i giocatori rischiano una squalifica, cosa succede con gli agenti https://t.co/bl0oLcR4fI
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 21, 2022