Telegrafi

Jo vetëm Courtois, edhe ylli i ri i sapo ardhur te Real Madridi duhet t’i nënshtrohet një operacioni

Pasi Thibaut Courtois pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së sotme dhe do të duhet të operohet, edhe Arda Guler do t’i nënshtrohet të njëjtës procedurë.

Djaloshi turk ka lënduar gjurin pak ditë më parë, ndaj do t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale në menisk, për këtë arsye mund të mungojë për rreth dy muaj.

Plani fillestar ishte që Guler të shërohej pa operacion, por pas analizave shtesë u bë e qartë se kjo nuk do të ishte e mundur.

Goditje e rëndë për Realin dy ditë para fillimit të kampionatit, pasi ata mbetën pa një nga lojtarët kyç deri në fund të sezonit.

Kujtojmë se Guler mbërriti në “Santiago Bernabeu” këtë verë nga Fenerbahce për 15 milionë eurosh disa bonuse.

Lexo po ashtu Fenerbahce dhe Guler e dinin për lëndimin në gju - tani Real Madridi ka marrë vendim për turkun

Duke sjellë në skuadër Gulerin dhe Bellinghamin, është i qartë plani i Realit për të rifreskuar pozicionet në mesfushë, pasi emra me përvojë si Kroos dhe Modric po shkojnë drejt pensionimit. /Telegrafi/