Telegrafi

Jo vetëm Conti, edhe Antonelli mungon ndaj Udineses

Milani ndaj Udineses do të luajë pa Luca Antonellin dhe Andrea Contin.

Rossonerët humbën javën e kaluar 4-1 nga Lazio, por u kthyen fitoreve në Ligën e Evropës ndaj Austria Vjenës me rezultat 5-1.

Tashmë është bërë publike se Andrea Conti do të jetë jashtë për gjashtë muaj, por nuk është mungesa e vetme.

Edhe Luca Antonelli do të mungojë për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa më poshtë keni listën e plotë:

A Donnarumma, G Donnarumma, Storari; Abate, Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Mauri, Montolivo; Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso. /Telegrafi/