Telegrafi

Jo vetëm Çiljeta, edhe aktorja amerikane e ka zvogëluar gjoksin (Foto)

Aktorja e serialit “Modern Family”, Ariel Winter, ka folur haptas për ndërhyrjen kirurgjike për zvogëlimin e gjoksit.

18-vjeçarja që në serinë komike luan rolin e Alex Dunphy, e ka zvogëluar gjoksin në qershorin e kaluar, ndërsa thotë se gjinjtë e mëdha i kanë krijuar problem fizik dhe psikik.

“U ktheva në xhirime për sezonin e tretë të serisë ‘Modern Family’ dhe e dija se dukem krejtësisht ndryshe, në krahasim me momentin kur i kemi përfunduar xhirimet”.

“Gratë janë seksualizuar së tepërmi, ndërsa mua shumë herët mu bë trupi i femrës së rritur. Kisha vetëm 13-14 vjet, ndërsa dukesha sikur të isha 19 vjeçe. Përnjëherë, askush nuk donte të flasë për punën time, por vetëm për dekoltenë time”, ka treguar Ariel.

LEXONI PO ASHTU: Çiljeta tregon orët e dhimbshme të operacionit

Ajo ka thënë se filloi të merrte vëmendjen e padëshiruar dhe të gjithë fokusoheshin vetëm te dukja e saj. Madje filloi të merrte kritika se si duhej apo si nuk duhej të vishej.

Aktorja është e shkurtë me trup dhe ka thënë se gjoksi i madh i shkaktonte probleme fizike dhe i shkaktonte dhimbje. Kurse tani është shumë më e lumtur. /Telegrafi/