Telegrafi

Jo vetëm asistim, Bellingham kishte rol vendimtar në golin e Vinicius ndaj Napolit

Jude Bellingham vazhdon të bëj mrekulli këtë edicion me fanellën e Real Madridit.

Mesfushori anglez është i jashtëzakonshëm me gola, asistime dhe lojë perfekte në të gjitha repartet.

Ai shënoi dhe asistoi në fitoren e Real Madridit 2-3 në udhëtim te Napoli duke zhvilluar një ndeshje spektakolare.

Roli i tij në golin e parë të realizuar nga Vinicius Jr ishte shumë më i madh se thjeshtë një asistim te brazilianit.

Bellingham bëri ndërprerjen vendimtare të aksionit pasi Eduardo Camavinga humbi topin dhe ai shkoi te futbollistët vendas.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë më së miri se sa vendimtar ka qenë Bellingham në këtë gol dhe tifozët e Los Blancos janë thjeshtë të mahnitur nga aftësitë e anglezit. /Telegrafi/