Përmbajtja e letrës që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar Presidentit Aleksandar Vuçiq, në të cilën flet për Kosovën, tash e disa ditë ka intriguar opinionin serb. Por, vëmendje të njëjtë ka marrë edhe vetë nënshkrimi i presidentit amerikan në fund të letrës, i cili është i dimensioneve të mëdha dhe i çuditshëm.
Mediat serbe kanë kontaktuar ekspertin ligjor, grafologun dhe psikologun Jovan Krstiq, për t’i bërë një analizë të veçantë nënshkrimit të presidentit amerikan.
“Është një dorëshkrim teknikisht i bukur dhe i projektuar në spektin estetik, më tepër i stilizuar, që tregon talentin e tij të përgjithshëm, pjesërisht dhe talent artistik. Nënshkrimi është stilizuar kur është e rëndësishme për të arritur qëllimin pa marrë parasysh mjetet, por ka një shije të mprehtë në të, megjithëse nuk përjashtohet nevoja për imitim. Ky dorëshkrim i thyer tregon vetëdisiplinë, vullnetin e fortë, më afër duke treguar një karakter të fortë, të fortë dhe të ashpër”, tha Krstiq, për gazetën serbe “Alo”, përcjell Telegrafi.
“Një person i tillë mund të jetë brutal, i papajtueshëm, impulsiv dhe i vendosur. Ai ka besim në vetvete, ai ka të theksuar ndjenjën e vetëvlerësimit dhe këyë e shpreh në çdo rast. Një qëndrim i tillë e ngarkon funksionimin e tij në planin social, i cili mund të perceptohet nga shumë njerëz si një person i pakëndshëm dhe i papajtueshëm”, thotë eksperti serb.
Duke analizuar më tej nënshkrimin e Trampit, ai thotë se është i theksuar presioni që tregon vullnet të fortë, energji të theksuar, impulse të forta …
“Dorëshkrimi i drejtë tregon për përmbajtjen e tij të përgjithshme, mendjen e ftohtë, e cila shpesh dominon ndjenjat dhe manifestimin spontan të emocioneve. Është emocionalisht racional, i vetëdisiplinuar, i vetëdijshëm, ka një besim të fortë në vetvete”, thotë ai.
Krstiq gjithashtu thekson se dorëshkrimi i lidhur i Presidentit të SHBA tregon se ai është një mendimtar abstrakt dhe se ai ka ide origjinale. /Telegrafi/